Arda Turan nuk duket të jetë në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, ndaj kanë filluar të dalin në skenë emrat e ekipeve të interesuara për nënshkrimin e tij. Më herët është folur për Arsenalin, ndërsa tashmë, CNN turk ka përfolur emrin e një prej klubeve më të madhe në Itali. Më saktësisht, ky televizion siguron se Interi e ka etiketuar atë si një prej prioriteteve në prurjet e reja, sepse do të sjellë cilësinë e kërkuar nga zikaltërit për linjë e vet sulmuese.
Lojtari turk, gjithashtu, e di se e ardhmja e tij në ekipin e Barcelonës është e pavlefshme, ndaj po dëgjon ofertat që i vijnë. Klubet e mëdha nga Turqia janë përpjekur për ta tërhequr atë, por dëshira e Arda Turan është që të vazhdojë ende në ligat e mëdha europiane. Pista e Premier League thuhet se i pëlqen shumë, por dalja në skenë e Interit mund ta fusë në mendime.