Klubi italian, Inter këmbëngul për transferimin e mesfushorit te Real Madridit, Luka Modriç. Lojtari aktualisht më i miri në planet, vazhdon të mbetet prioritet kryesor i “Nerazurëve”. Mediet italiane të mërkurën raportojnë se Interi nuk është dorëzuar në garën për reprezentuesin kroat, transmeton RTKlive. Kreu i internistëve, Ausilio është duke e monitoruar në qetësi situatën e lojtarit tek “Los Blancos”. “Inter nuk heq dorë nga Luka Modriç. Ausilio po vëzhgon me qetësi situatën e lojtarit tek Real Madridi”, shkruajnë mediet italiane.