Humbja e Interit ndaj Nurembergut në miqësore ka qenë një kmëbanë alarmi për trajnerin ziklatër Luciano Spalletti edhe pse jemi ende në ditët e para të fazës përgatitore. Por, për fat të mirë merkato është ende e hapur dhe trajneri ka ngritur zërin, duke i kërkuar klubit të mbajë premtimet dhe të sjellë përforcimet e duhura në skuadër. “Më kanë garantuar se përforcimet do të vijnë, kemi biseduar mes nesh sërish dhe besoj se klubi do ta mbajë fjalën. jam i bindur se përforcimet e kërkuara do të vijnë”, tha Spalletti.
Trajneri zikaltër ka thënë më tej se duhen 3-4 lojtarë për ta ndryshuar fytyrën e skuadrës: “Duhen përforcime. Nuk është e thënë që të jenë kampion, por janë të nevojshëm për të kompletuar skuadrën, pasi gjërat do të ndryshojnë. Nuk jemi në gjendje të shpenzojmë 50 milionë për çdo lojtar që na duhet. Do të presim momentin e duhur, për të mos krijuar konfuzion. Për mua, sa më shpejt të vijnë përforcimet aq më mirë”.
Spalletti nuk fshehu dëshirën për të patur në ekip belgun Radja Nianggolan, që e njeh mirë: “Ai është një kampion si të tjerët që synojmë. Jam i bindur se do të kemi një ekip të madh”.