Interi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Papu Gaomezit nga Atalanta. Sipas asaj që raporton Gazetta dello Sport, Antonio Conte është i dashura në lojën e sulmuesit të rivalit nga Serie A. Lojtari 32-vjeçar është po ashtu i interesuar që të kalojë në radhët e Interit, mirëpo Atalantan nuk dëshiron ta lëshojë lojtarin në këtë afat. Mirëpo, Nerazzurët janë të bindur se mund të transferojnë Gomezin në këtë muaj, duke e shitur Christian Eriksenin për të rritur fondet.
Sulmuesi do të jetë si zëvendësues i Romelu Lukakut, por që mund të luajë edhe në vend të Lautaro Martinezit. Interi planifikon që të ofrojë 10 milionë euro për transferimin e Gomezit derisa Atalanta thuhet se kërkon 15 milionë.