Ajo që pritej tashmë është kthyer ne realitet, Interi i Contes ka marrë formë. Pavarësisht humbjes në derbi kundër Juventusit, por ndoshta edhe ecurisë jo dhe aq pozitive në Champions, zikaltërit po bindin me lojën e tyre. Ajo humbje në derbi kurrsesi nuk e zbeh entuziasmin e skuadrës pasi sërish ata qëndrojnë pranë kreut, por mbi të gjitha ka ende shumë ndeshje në dispizicion. Zikaltërit nga ndeshja në ndeshje kanë njohur progres dhe statistikat e reflektojnë një gjë të tillë.
Hera e fundit kur Interi ka qënë kaq pranë me vendin të parë në renditje ishte përpara 11 vitesh. Golat e realizuar janë më të shumtë krahasuar me një sezon më parë.Vitin e kaluar zikaltërit në këtë pikë të kampionatit kishin shënuar 10 gola ndërsa aktualisht kanë gjetur rrugën e rrjetës 14 herë.
Momentalisht golashënuesit e skuadrës së Contes janë Lukaku dhe Sensi me nga 3 gola secili, por mbi të gjitha tek goli janë disa futbollsitë të cilët janë përfshirë, duke mos krijuar kështu varësi nga 1 apo 2 elementë.
Mesfusha ka përqëndije të ulët përsa i përket qarkullimit të topit, por golat janë më të shumtë të realizuar prej tyre. Tashmë e vemtja gjë për të cilën Antonio Conte po punon me intesitet të lartë janë lojtarët e stolit, në mënyrë që ngarkesa të shpërndahet duke i lënë mundësi titullarve të pushojnë.