Interi ka bërë një hap fals në luftën e tyre për titull në Serie A, duke barazuar me rezultat 1-1 në Via del Mare te Lecces. Skuadra e Antonio Contes edhe pse kaloi në epërsi, dështoi ta ruajë rezultatin dhe të dal me tri pikë nga ky stadium
Interi ka bërë një hap pas në luftën e tyre për titull në Serie A.
Skuadra e Antonio Conte ishte më e mirë gjatë gjithë takimit kundër Lecces por nuk ka arritur që të dal faqebardhë nga Via del Mare dhe me tre pikë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse mundësitë për të shënuar i patën më të mëdha Interi.
Në pjesën e dytë Interi rriti presionin dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 71-të me anë të Alexander Bastonit.
Por Lecce reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 77 me Marco Mancosu.