Manuel Akanzhi pritet të jetë mbrojtësi më i ri i Interit. Zvicerani kërkon me patjetër që të transferohet në “San Siro” dhe duket se ai ka gjetur një marrëveshje me klubin e tij, Borusian e Dortmundit.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, zvicerani do të rinovojë deri në 2024 me klubin gjerman dhe më pas do të huazohet menjëherë te Interi, me të drejtën e blerjes.
Në këtë mënyrë, Dortmundi mund të përfitojë më shumë nga shitja e tij që në këtë verë. Duket se dhe zikaltërit kanë rënë dakord për këtë marrëveshje dhe pritet që operacioni të kryhet në ditët në vijim.