Prej kohësh Interi ka nisur sondazhet për të gjetur pasuesin e 34-vjeçarit Samir Handanovic i cili ka treguar formë të mirë por që Spalletti e shikon të nevojshme edhe afrimin e një alternative. Drejtuesit po i bind Andrei Radu që ka dalë pikërisht nga akademia zikaltër dhe po impresionon me Genoan këtë vit. 21-vjeçari u huazua me të drejtë blerjeje të detyruar te ligurët në verë ndërsa në kontratë parashikohet edhe një klauzolë për riblerjen e tij nga Interi për 12 milionë euro dhe kjo pritet të ndodhë në fund të sezonit aktual.