Kevin Zefi, lojtari më i ri që ka shënuar me fanellën e Shamrock në futbollin profesionist në Irlandë, do të transferohet në Itali tek Interi. Kjo lëvizje do të mbyllet së shpejti dhe sulmuesi me siguri do të bashkohet fillimisht me moshat e zikaltërve.
🎥| @ShamrockRovers' Kevin Zefi scored this goal for #IRLU15 last night 😮@CorkCity's Cathal Heffernan was also on the scoresheet in a 2-1 win for Jason Donohue's team in Galway 💪🇮🇪
Report 👉 https://t.co/pbYC7xENmS#COYBIG pic.twitter.com/eFjDW8WhgH
— FAIreland ⚽️🇮🇪 (@FAIreland) November 20, 2019
Djaloshi nga Malësia e Madhe ka qenë pjesë e Irlandës U15, ndërkohë që është kontaktuar edhe nga FSHF për të përfaqësuar Shqipërinë. Transferimi në Itali normalisht i favorizon kuqezinjtë, pasi Zefi do të zhvendoset në Milano së bashku me familjen e tij.
Interi do të duhet të paguajë taksën e formimit te Shamrock Rovers dhe St Kevin’s Boys, ku ai ëshët rritur. Marsin e shkuar PSV e kishte kërkuar në provë sulmuesin që mbush 16 vjeç muajin tjetër, por pandemia e bëri të pamundur.