Rodriguo De Paul mund të jetë përforcimi i parë i Interit në janar. Mesfushori sulmues i Udineses, ka disa vite që kalon nëpër një formë shumë të mirë në Serie A. Falë paraqitjeve të mira, De Paul është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Argjentinës. Trajneri i Interit, Antonio Conte e vlerëson shumë futbollistin dhe ka kërkuar transferimin e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Interit kanë filluar negociatat me Udinesen për afrimin e De Paul. 25-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro nga Udinese, derisa ai kërkohet edhe nga Milan, Roma e Fiorentina. Besohet se Inter do ta ofrojë mbrojtësin Federico Di Marco si dhe 28 milionë euro për afrimin e argjentinasit.