“Mesa di unë gjatë merkatos së janarit ka ardhur një ofertë e pabesueshme, por unë e kam lënë gjithçka në dorë të menaxherit. Nëse ai do të mendonte të arsyeshme largimin atëherë do të ikja nga Inter. Gjithsesi, jam i lumtur për interesimin e klubeve të mëdha, ashtu si jam i lumtur që Interi, një tjetër klub i madh, ka vendosur mos më shesë”, nuk kanë qenë fjalë çfarëdo ato të thëna nga Milan Skriniar gjatë një interviste, për një të ardhmen e tij, që mund të jetë larg nga Milano. “Në cilin “top club” do të doja të luaja? Real Madrid dhe Barcelona më pëlqejnë shumë, por e njëjta gjë vlen për dy ekipet e Mançester. Për më tepër, Premier Liga është kampionati më i bukur në botë”, nënvizoi më tej sllovaku. 23-vjeçari nuk e fsheh se mendon skuadra të tjera krahas Interit, gjithmonë nëse do të jetë titullar. “Largimi im do të varej nga disa faktorë, si për shembull marrëveshja mes klubeve dhe roli që do të kem aty ku do të shkojë. Nëse do të jem në stol atje ku do të shkoj, atëherë zgjedh të qëndroj përjetësisht te Interi”.
Në fund, Skriniar shtoi: “Liga e kampionëve është objektivi që kemi në këtë sezon. Sigurisht që kur ishim në krye nisëm të mendojmë edhe për titullin, por tani i përket gjithçka së kaluarës dhe ne synojmë të arrijmë mes katër të parave. Nuk duhet të humbasim më pikë rrugës, sepse jemi në vend të tretë dhe gjithçka është në dorën tonë”, përfundoi Skriniar.