Inter po konsideron ta vendos në shitje mesfushorin Matis Vecino kur të hapet afati kalimtar. Calciomercato raporton se Vecino mund të ndërrojë skuadër me t’u hapur afati veror i transferimeve, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Inter e vlerëson 25 milionë euro mesfushorin e tyre 28-vjeçar, që po pëlqehet nga Chelsea dhe Everton. Me shitjen e Vecinos, Inter shpreson të nënshkruajë me Arturo Vidal nga Barcelona.
Kujtojmë se Vecino tek Inter është transferuar nga Fiorentina.