Tottenham Hotspurit i është dhënë drita jeshile për të nënshkruar me yllin e Interit, Milan Skriniar, në afatin kalimtar të dimrit. Spurs janë në vëzhgim të një qendërmbrojtësi me përvojë dhe klas të lartë për formacionin titullar të trajnerit Jose Mourinho. Skriniar është ai që ata u përpoqën të nënshkruanin në verë, por një marrëveshje nuk mund të bëhej, ndërsa tani ka ndryshuar situata.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano , Mourinhos i është thënë se ai mund të nënshkruajë Skriniar nga Interi nëse Spurs janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë funte apo 50 milionë euro. Është e paqartë nëse Spurs ka para, por Romano shton që Interi do të donte shumë që marrëveshja të ndodhte. Reprezentuesi sllovak 25-vjeçar vlerësohet si një nga më të mirët në pozicionin e tij, por nuk i përshtatet menaxherit Antonio Conte në sistemin e tij me ‘tre mbrojtës qendre’.
Interesim për shërbimet e Skriniarit kanë treguar ekipet nga Premier League, Liverpooli, Tottenhami e Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain.