Skuadrat nga Serie A, Inter dhe Milan janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Bayern Muenchenit, Thomas Mueller ka njoftuar të enjten “Kicker”. Mueller 29-vjeçar, pritet të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur, bën të ditur Koha Ditore, transmeton gazeta Koha. Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka 14 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat. Te ekipet italiane, Mueller shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro. Mueller prej vitit 2009 është pjesë e ekipit të parë të Bayernit kurse ka kontratë deri në vitin 2021. Ai ka edhe 100 ndeshje me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe 38 gola të shënuara.