Interi e dëshiron Sanchezin

Interi raportohet se është gati të bëjë ofertë për të transferuar Alexis Sanchezin nga Manchester Unitedi.

Megjithatë, klubi italian do ta kërkojë kilianin vetëm nëse ai pranon të ulë pagën në krahasim me 500 mijë funtet që merr në javë tek Unitedi.

“The Independent” shkruan se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta shesin ish-yllin e Arsenalit dhe kanë nisur të kërkojnë zëvendësues.