Trajneri që e shpalli Italinë kampione Bote në vitin 2006, Marcelo Lipi, ka dhënë mendimin e tij për Serie A, raporton. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit thekson se bardhezinjtë e Allegrit edhe këtë sezon nuk kanë rival në kampionat.
“Interin dhe Napolin i shoh si kandidatët më të mundshme për ta bërë më të vështirë rrugën e Juventusit. Megjithatë, ato mund të jenë pengesa, por nuk besoj se do të arrijnë të ndalojnë juventinët që të shpallen përsëri kampionë”.