Inter dhe Juventus kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Morgan Schneiderlin. Morgan Schneiderlin pritet të largohet nga Manchester United gjatë janarit pasi nuk po bën pjesë në planet e Jose Mourinhos. Sipas Calciomercato.com, Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për huazimin e reprezentuesit të Francës. Thuhet se edhe Mourinho është i gatshëm ta dërgojë ish-anëtarin e Southampton në huazim deri në fund të sezonit.