Inter ka gjetur marrëveshjen për shitjen përfundimtare të sulmuesit Gabigol te brazilianët e Flamengos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, zikaltërit do të përfitojnë 18 milionë euro nga shitja e sulmuesit, i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian me fanellën e kuqezinjëve, njofton supersport, përcjellë gazeta Koha.
Gjtihashtu në rast një një rishtje të ish-lojtarit të Santosit në të ardhmen, Inter do të ketë të drejtën e 20% të shumës totale të kartonit të tij. Tashmë për të konkretizuar plotësisht marrëveshjen pritet një akord mes vetë sulmuesit dhe klubit të Flamengos, në mënyrë që ai të cilësohet plotësisht si një lojtar i ekipit që po kryeson kampionatin brazilian. (koha.mk)