Pas një fillim kampionati për t’u duartrokitur, Ivan Perisic është gati për zgjatur bashkëjetesën me zikaltërit e Interit deri në vitin 2022, me një pagë që tashmë kap shifrën e 4.5 milionë eurove, por që nuk ka të përfshirë asnjë klauzolë. Një pagë e njëjtë me atë të Icardit, që i shkon për shtat lojtarëve të mëdhenj e që e trajton si një super futbollist kroatin Perisic. Këta dy lojtarë janë emra të rëndësishëm që Interi ka dashur t’i barazojë edhe në cështje financiare.
Një gol e një asist ndaj Fiorentinës, dy asist në ndeshjen më Romën, Perisic është një vlerë e shtuar në Interin e Spalletit, që tashmë ka si objektiv ta sintonizojë 28 vjecarin me frekuencat zikaltër për të krijuar me të një pikë të fortë të projektit të tij, e që lë kështu në hije edhe thirrjen që Mourinho e Manchester United prej kohësh i bëjnë sulmuesit të krahut. Në vend të largimit kroati zgjodhi të qëndrojë, duke firmosur kontratën e zgjatur që i njeh atij meritat si një element shumë i rëndësishëm. Inter e vlerësonte Perisic me të paktën 55 millionë, por progresi i tij konstant ia rrit automatikisht vlerën e kartonit. Italianët i dërgojnë kështu edhe një mesazh Mourinhos që edhe pse u dogj në verë në tentativën për të marrë shërbimet e kroatit, sërish insiston për të arritur tek ai. Perisic është Interist deri në vitin 2022.