Interi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre te Ludogorets në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës. Nerazzurrët kanë marr një fitore të madhe në ndeshjen e parë të kësaj faze dhe kanë siguruar me një këmbë kalimin në raundin e radhës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, por pa arritur të gjejnë rrjetën. Rasti më i mirë i takoi Cristiano Biraghit (26’), goditja e të cilët u mohua nga portieri Iliev Ivanov.
Në pjesën e dytë, Nerazzurrët arritën t’i shpeshtojnë sulmet dhe të krijojnë më shumë raste për gol. Rasti i parë i takoi Alexis Sanchez (50), goditja e të cilit u ndal nga shtylla, ndërsa Christian Eriksen (63’) bëri një goditje të bukur, por goli iu mohu nga portieri. Ylli danez, Eriksen, ishte i papërmbajtshëm në minutën e 71-të duke shënuar golin e parë me fanellën e Interit, pas një goditje të saktë nga rreth 16 metrave për 0-1.
Eriksen ishte afër golit edhe dy minuta më vonë, por nga rreth 30 metra goditi traversën, ndërsa në vazhdimin e ndeshjes pati edhe disa gjysmë-raste nga të dyja skuadrat, por goli erdhi vetëm nga Interi. Në minutat shtesë ishte Romelu Lukaku, i cili nga pika e bardhë vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-0.
Ndeshja kthyese në Giuseppe Meazza është një javë më vonë, me datë 27 shkurt.
Ludogorets 0-1 Inter (Christian Eriksen) with his first goal for Inter pic.twitter.com/reqnzSijAL
— Inter Europa League Videos (@vids_cl) February 20, 2020
https://www.youtube.com/watch?v=QJpVfkwRRbQ&feature=emb_title