Shkup, 20 nëntor – Në arkivin e Qytetit të Shkupit, janë dorëzuar mbi 130 kërkesa për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në teritorrin e Shkupit për blerjen e stufave me peleta. Komisioni tashmë ka filluar t’i shqyrtojë kërkesat e arritura dhe së shpejti do të kryejë kontrollë të stufave të instaluara te aplikuesit të cilët i kanë plotësuar kushtet të publikuara në Thirrjen publike.
Qyteti i Shkupit, me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat ndotin në mënyrë minimale ajrin dhe truallin dhe nuk ndikojnë mbi ndryshimet klimaterike, banorëve të cilët do të blejnë stufa me peleti nga dita e shpalljes së Thirrjes publike më 22.11.2017, do t’u sigurojë kthimin e mjeteve në vlerë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatimin personal mbi pagën shtuar të përfshirë.
Thirrja publike do të zgjasë 7 ditë kalendarike nga dita e shpalljes e deri më 22.11.2017 dhe do të realizohet sipas principit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.
Thirrja publike, është publikuar në veb-faqen e Qytetit të Shkupit (http://www.skopje.gov.mk/DesktopDefault.aspx?tabindex=0&tabid=654) dhe në mediumet e shtypura.
Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë banorët e Qytetit të Shkupit(amvisëritë( në komunat:Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe saraj, të cilët do të blejnë stufa me pelet për ngrohje të hapësirës së banimit së tyre, nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike dhe të dorëzojnë Formularin për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim.Në Thirrjen publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë amvisëritë që janë të lidhura në sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit, pavarësisht nëse e përdorin atë ose jo, si dhe pronarët objekteve të banimit që janë ende në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në ndërtesa.
Blerësi i koftorit me peleta kërkesën e tij për shfrytëzimin e të drejtës për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur në Qytetin e Shkupit bul. Ilinden 82, në arkivin e Qytetit çdo ditë nga 08:00 deri në 16:00.
Qyteti i Shkupit, varësisht nga dinamika e mbërritjes së kërkesave periodikisht do ta informojë publikun për mjetet e mbetura, deri në shfrytëzimin e tyre të plotë.