Konsumatorët e Maqedonisë përgjithësisht janë të njoftuar me prodhimtarinë organike, por ende nuk e dinë saktë se si mund të njohin se nëse ndonjë produkt është organik ose jo, në cilët rajone mund të kultivohen perime organike ose të realizohet bletaria në mënyrë organike. Siç thotë Goran Angellovski nga Federata e prodhuesve të prodhimeve organike të Maqedonisë, tek blerësit ende ka dyshime, një lloj vakuumi në dijeninë rreth problematikës, rregullave të bujqësisë organike. Një nga barrierat kyçe, madje, me cilët sektorë ballafaqohet për momentin, është mosharmonizimi i legjislativës kombëtare me atë evropiane. “Ekzistojnë tre arsye se pse pjesa më e madhe e konsumatorëve vendosin të konsumojnë produkte organike. Këto tre arsye janë të lidhura me nivelin e edukimit, gjegjësisht vetëdijshmërisë së konsumatorëve. Për fat të keq, ne në Maqedoni shkojmë në linjë tatëpjetë, por ende jemi në nivelin e parë të vetëdijshmërisë. Konsumatorët janë të interesuar të konsumojnë produkte organike, por para së gjithash, për shkak të shëndetit personal dhe shëndetit të të afërmve të tyre ndërsa në vendet perëndimore, ‘në fuqi’ është niveli i dytë. Praktikisht, vetëdijshmëria për mjedisin jetësor dhe për përfitimet sociale nga prodhimtaria organike barazohen me arsyen e parë, se duhet të jemi të shëndetshëm”, thekson Angellovski. Në vendet perëndimore, shton, konsumatorët nuk bëjnë dallim të madh midis shëndetit personal dhe shëndetit të ambientit. “Kuptojnë se edhe ajo është shumë e rëndësishme, nuk mund të ketë jetë të shëndoshë, derisa gjithçka rreth teje është e ndotur”, potencoi Angellovski. Sipas tij, për fat të keq, në Maqedoni ende ka konsumatorë të cilët nuk e kuptojnë deri në fund prodhimtarinë organike dhe presin gjëra të pamundura nga ajo. Gëzon fakti se po hapen dhe po ekzistojnë dyqanet për ushqim organik në Maqedoni. Federata punon në lidhjen e konsumatorëve dhe prodhuesve, por edhe për dijeninë përmes krijimit të internet platformës rajonale. Ai konsideorn se sfida në pjesën e prodhimtarisë organike ka shumë, duke filluar nga legjislativa. Posaçërisht janë evidente nivelet e harmonizimit me rregullativën e BE-së. Zgjidhjen e shikon në nënshkrimin e memorandumit për njohje. “Në këtë mënyrë tregtia do të mund të rrjedhë lirshëm. Këtu e locoj problemin kryesor, sepse prodhuesit ballafaqohen me këto sfida”, thotë Angellovski dhe shton se edhe mungesa e certifikatave evropiane, paraqet pengesë. Për shumicën e prodhuesve kushton shumë, ende nuk është përfitues, ndërsa është kusht për tregtim. Në drejtim të informimit më të madh dhe ngritjes së vetëdijes për prodhimtarinë organike, Federata e prodhuesve gjatë dy muajve të kaluar organizoi disa ngjarje më të vogla edukative, në vend të Ditës së deritanishme, tradicionale të prodhimtarisë organike. Qëllimi ishte që konsumatorët ta testojnë dijeninë e tyre, të mësojnë më shumë për prodhimtarinë organike, të kenë interaksion me prodhuesit, të mësojnë se si t’i njohin prodhimet organike, të dinë se cilët janë epërsitë e tyre, të njoftohen me vendet se ku mund t’i blejnë.