Interi luan sot ndaj Romës një duel ku duhet të mbrojë vendin e parë në klasifikim, ndërsa verdhekuqtë synojnë që të arrijnë me çdo kusht objektivin e tyre që është pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Një ndeshje spektakolare padyshim, por që mund të ndikohet nga mungesat e shumta.
Konte zgjedh Godin në rreshtim në vend të D’ Ambrosio, ndërsa Biragi preferohet para Asamoah. Konfirmohet në qendër Borja Valero, kurse në sulm nuk ka ndryshime me dyshen Martinez-Lukaku.
Paulo Fonseka nga ana tjetër ka shumë mungesa, duke filluar nga porta ku sot luan Mirante, as Xheko nuk është i gatshëm për duelin, ndaj vendi i sulmuesit i është besuar Zaniolos. Florenzi përfundon përsëri në stol, në vend të tij do të luajë Santon.
Inter (3-5-2): Handanoviç; Godin, De Vraj, Skrinjar; Kandreva, Borja Valero, Brozoviç, Vesino, Biragi; Lautaro Martinez, Lukaku.
Trajner: Antonio Konte.
Roma (4-2-3-1): Mirante; Santon, Mansini, Smalling, Kolarov; Diauara, Vertu; Under, Pelegrini, Mkhitarian; Zaniolo.
Trajner: Paulo Fonseka.