Inter pa alternativa, ndërsa Brozovic e fut në krizë, Erikseni bëhet jetik për Conten

Jo vetëm ndalesa në transfertën e Lecce që detyroi Inter të largohet më shumë nga kreu. Në skuadrën dhe klubin zikaltër janë të shqetësuar për të ardhmen. Diferenca prej katër pikësh me Juventus mund të rikuperohet, por jo me këtë ekip që Antonio Conte ka në dispozicion. Zgjedhjet e teknikut janë të kufizuara, por rrezikojnë të zvogëlohen më shumë pas dëmtimit të Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat la fushëm me paterica dhe parashikimet nuk janë të mira, pasi në klubin interist i druhen një mungese relativisht të gjatë. Një arsye më shumë për të përshpejtuar tratativat në merkaton e janarit. Në këtë mënyrë, transferimi i Kristian Eriksen bëhet jetik për Conte.

Inter ka rritur në 18 milion euro ofertën, ndërsa akordi mund të arrihet shumë shpejt, aq sa trajneri shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Cagliari. Një tjetër lojtar që kërkohet me ngulm nga Conte është Victor Mosses, nigeriani që luan me Fenerbahce, por në pronësi të Chelsea.

Edhe për këtë futbollist marrëveshja është shumë pranë. Në pritje për të finalizuar transferimin qëndron edhe Olivier Giroud, por më parë Inter duhet të zgjidhë edhe merkaton në dalje, ku Politano, Vecino dhe Lazaro kanë bërë gati valixhet.