Gjigantët italianë të Serie A, Inter janë të gatshëm të ofrojnë 12 milion euro për lojtarin e Barcelonas, Arturo Vidal në afatin kalimtar të janarit, sipas Gazzetta dello Sport.
Kiliani është lidhur me një largim nga klubi katalanas, pasi nuk arriti të sigurojë vendin e tij në formacionin startues, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha.
Interi ka shprehur interesim për Vidal kohët e fundit dhe besohet se trajneri Antonio Conter është personi i cili ka kërkuar shërbimet e mesfushorit.
Hierarkia e Interit është e gatshme t’i ofrojë Barcës 12 milion për transferimin e 32-vjeçarit. Sidoqoftë, oferta e raportuar është e vogël, pasi klubi i Valverdes kushton 25 milionë euro.