Inter-Milan, kur derbi vendoset nga “të panjohurit”

Të dielën me fillim në ora 20.45 zhvillohet derbi i madh mes dy ekipeve milaneze Inter dhe Milan. Zikaltërit kushtimit thënë janë nikoqir dhe do të tentojnë të vazhdojnë me paraqitjet e mira këtë sezon ku në shtatë xhirot e para kanë gjashtë fitore dhe një barazim, derisa kuqezinjtë përkundër transferimeve të shumta, nuk janë në element dhe aktualisht gjenden në pozitën e shtatë, që është larg pritshmërive duke marr parasysh investimeve me mbi 300 milionë euro. Kur jemi te derbi, ka shumë karakteristika, por kësaj radhe mediat italiane janë përqendruar tek një fakt tjetër, atë kur derbin e vendosin “të panjohurit”. I fundit ka qenë Kristian Zapata. Një prekje fluturimthi, me topin që ka përfunduar poshtë traversës, që ka fiksuar rezultatin në 2-2, në kohën shtesë. Pasardhësi i tij mund të jetë Nagatomo ose Musaçio. Apo një lojtar që do të aktivizohet nga stoli, siç ndodhi me Santon dhe Jose Mauri. Një protagonist i papritur, siç ka ndodhur në ndeshjet derbi mes Interit dhe Milanit në vitet e fundit.
ZAPATA — Në 114 ndeshjet e luajtura me Milanin në Serinë A ka shënuar katër herë. Ka qenë ai që ka vendosur derbin e prillit të kaluar, me atë zhytje pas goditjes me kokë të Bakas. Në fund të sezonit, tifozët e Milanit nuk kanë humbur rast për t’i kujtuar kushërinjve zikaltër se ai gol, i realizuar në minutën e 92-të, i ka dhuruar atyre “Europa League”, teksa Interi ka përfunduar jashtë kompeticioneve evropiane. Zapata ka qenë një hero i papritur, por jo i vetëm.
OBI — Ndeshjet derbi të viteve të fundit janë kthyer në një skenë që i ka dhuruar 15 minuta famë atyre lojtarëve që zakonisht kalojnë pa u vënë re. E njëjta gjë ka ndodhur në nëntorin e 2014-ës për Obin. Milani i Inzagit ka pritur Mançiniin për derbin e tij “të parë” pas kthimit në drejtim të zikaltërve. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh me Menez, por pas një ore lojë nigeriani ka barazuar më një goditje të saktë nga jashtë zone. Obi, protagonisti i papritur, i cili i është bashkuar legjendave si Rivera, Meazza, Mateus dhe Van Basten.
DE JONG — Holandezët kanë ditur gjithmonë të ndiznin derbin, ashtu si De Jong. Në majin e 2014-s dukej se takimi do të mbyllej në barazim 0-0, por në fund është shfaqur Nigel, mesfushori që nuk shënon kurrë. Balotelli i ka pasuar topin dhe ai i ka dhuruar fitoren “Djallit”.
SCHELOTTO — Balotelli është shpesh i përfshirë, por edhe këtë herë nuk ka qenë në rolin e protagonistit. Në shkurtin e 2013-ës ai ka luajtur derbin e parë si kundërshtar i Interit, por ajo ndeshje ka kaluar në histori si “derbi i Skeloto-s”. Ezekuiel, pas një krosim të Nagatomo, ka barazuar me kokë. Këta kanë qenë heronjtë “e panjohur” të këtyre viteve, po nuk është e thënë që të kenë mbaruar, pavarësisht blerjes së dy skuadrave nga pronarët kinezë. Nëse shihni D’Ambrosion ose Kalabrian që i afrohen zonës së rreptësisë, bëni gati telefonat për të regjistruar videon e golit.