Inter-Empoli, sfida e sfidave për zikaltrit. Në fakt, në rast se skuadra e drejtuar nga Spalletti nuk do të fitojë në javën e fundit, në “San Siro”, atëherë rrezikon që të mos shkojë në Champions, sigurisht duke ndjekur llogaritë e Milan dhe Atalanta.
Por, Inter-Empoli nuk është hera e parë që vlen për mbijetesë dhe Champions League. Në fakt, në kampionatin e sezonit 2003-2004, dy skuadrat u përballën në “Castellani” të Empolit, në një ndeshje fotokopje me këtë që do të luhet këtë fundjavë: toskanët për të shpëtuar, zikaltrit për të shkuar në Champions.
Fitoi Interi me golat e Adrianos (dopietë). Mbaroi 2-3…