Stefan de Vrij ka arritur marrëveshjen me Inter dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me zikaltrit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, milanezët kanë fituar garën me Barcelona dhe Liverpool për të siguruar qendërmbrojtësin, kontrata e të cilit me Lazio-n skadon në fundin e këtij sezoni. Lojtari do të fitojë 4.2 milionë euro në sezon.
Gjithmonë sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter duket se ka arritur marrëveshjen me juventinin Asamoah, i cili ka refuzuar të rinovojë me Juventus. 29-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon, por nuk ka dashur të qëndrojë më në Torino. Edhe kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni. Asamoha mësohet të ketë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.