Derisa Milani vazhdon të përforcohet në merkato, Inter nuk ka ndërmend të qëndrojë këmbëkryq dhe pas zyrtarizimit të Spaletit, është gati të realizojë goditjet e para. Sabatini dhe Ausilio janë takuar me drejtorin sportiv të PSZH, Antero Henrike, me të cilin kanë folur për Lukas Moura, një nga objektivat e mëdha të klubit zikaltër. Francezët kërkojnë 40 milionë euro për brazilianin, por Inter shpreson tek një ulje. Interi ka qenë në negociata për Lukas Moura para se ky i fundit të transferohej te PSZH në 2012-ën.
Zikaltrit janë në kërkim të sulmuesve të krahut, të cilët duhet vënë në dispozicion të Spaletit, por edhe sepse Ivan Perishiç pritet të transferohet te Mançester Junajted. Braziliani është i aftë të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë të sulmit. Do të ishte perfekt për sistemin e lojës së ish-trajnerit të Romës, të cilit i pëlqejnë edhe Di Maria me Markuinjos, dy emra të tjerë për të cilët Interi ka kërkuar informacione.