Milano komandon, Napoli ndjek, por Juventus është në vendin e katërt për sa i takon mesatares së spektatorëve për ndeshje në Serinë A. Renditja e përditësuar në fundin e shkurtit, e publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, është e tillë: Inter 55.769, Milan 53.003, Napoli 43.032, Juventus 38.373. Ndjekin Roma dhe Lazio, respektivisht rreth 36 mijë dhe 27 mijë.