Nga të gjitha statistikat e grumbulluara nga stafi i Manchester Unitedit gjatë dy javëve të para të turneut parasezonal, ka tërhequr vëmendjen njëra prej tyre.
Intensiteti i lartë i punës që kanë bërë lojtarët deri më tani në Perth dhe Singapor është për 50 për qind më i lartë në krahasim me këtë periudhë në verën e kaluar në drejtimin e Jose Mourinhos.
Pikërisht këtë edhe e kishte premtuar Ole Gunnar Solskjaer për të ndërtuar një skuadër në formë më të mirë fizike, e cila do të jetë e gatshme të përballet me kërkesat e planit të lojës që do t’i kërkojë nga lojtarët e tij.