Kërçovë, 10 qershor Intensifikohen aktivitetet në autostradën Kërçovë – Ohër – Tetë unaza shtesë dhe 40 kilometra rrugë alternative deri te vendet e banuara, do të duhet të ndërtohen si pjesë e autostradës Kërçovë – Ohër. Do të duhet të gërmohen edhe tetë milionë metra kubë tokë që të stabilizohen rrëshqitjet e tokës dhe grykat të cilat në projektin e parë ishin me prirje të mëdha, vlerësoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
Pas inspektimit në autostradën Kërçovë – Ohër, Sugareski njoftoi intensifikim të aktiviteteve me shënim se për mënjanimin e gabimeve do të nevojitet edhe kohë edhe para. E rëndësishme do të jetë, siç tha, punët të përfundojnë deri në vitin 2021.
“Probleme krijon edhe ndërtimi i tunelit sepse është shkatërruar kategoria e tokës, ndërsa kjo kërkon materiale shtesë për mbrojtje dhe mbështetje gjatë gërmimit dhe kryerjes së ngadalshme të punëve”, theksoi Sugareski.
Sipas tij, ndërtimtaria do të kthehet në drejtimin e dëshiruar, ndërsa ato janë shkallët dyshifrore të rritjes.
Kompanitë ndërtimore, plotësoi, e aktivizuan mekanizmin e tyre jo vetëm në autostrada, por edhe në drejtimet tjera rrugor.