Intensifikimi i komunikimit për tejkalim të moskuptimeve me Sofjen

18

Shkup, 24 tetor – Komunikimi intensiv me Sofjen këto ditë për gjetje të zgjidhjes të kontestit me Bullgarinë, pas dërgimit të memorandumit sqarues bullgar deri te vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilin kontestohen gjuha dhe kombi mnaqedonas. Kryeministri Zoran Zaev, i cili së shpejti do të niset për në Sofje në takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov, dje me rastin e 23 Tetorit – Ditën e luftës revolucionare maqedonase porositi se lufta e revolucionarëve maqedonas asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të njërit mbi tjetrin, por për qeverisje të parimeve të drejtësisë, përgjegjësisë dhe barazisë dhe se asnjëherë nuk ka qenë e kthyer në të kaluarën, por drejt së ardhmes.

“Në frymën e këtas besëlidhje, në emër të së ardhmes sonë të vetme si pjesë e botës demokratike dhe progresive, me anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, e zgjatëm dorën për bashkëpunim me të gjithë fqinjët tanë. Le ta urojmë Ditën e luftës revolucionare maqedonase!, thesoi dje kryeministri në urimin e tij.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje në intervistë për TV Kanal 5 tha se Komisioni i përzier maqedono-bullgar është instrument për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë dhe se ajo që do të dalë prej saj është zgjidhje më e qëndrueshme.

“Teorikisht mund që politikanët të gjejnë zgjidhje, por sa ato janë të qëndrueshme. Sepse gjithmonë do të shihen nga konteksti politik, se kanë qenë zgjidhje politike dhe nuk kanë qenë në njohuri dhe zgjidhje shkencore dhe nesër çdokush mund t’i kontestojë ato zgjidhje. Dhe prandaj konsideroj se më e qëndrueshme, zgjidhje më të fuqishme do të jenë ato që historianët pa ndikimin e politikanëve do t’i sjellin si konkluzione”, tha Osmani.

Sipas ministrit, problemi me gjuhën maqedone të cilin e kanë bullgarët është në interpretim të ndryshëm sipas lidhjes dhe në atë definim që do të thotë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë atëherë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Është e lidhur me preardhjen e gjuhës. Kontesti është për shkak të qëndrimit të tyre se duhet të pranohet kontesti historik i gjenezës së gjuhës. Megjithatë, qëndrimi ynë është se çështja e gjuhës nuk është punë e cila rregullohet në marrëdhënie ndërshtetërore ajo është çështje e cila duhet të dalë nga e drejta e vetëpërcaktimit dhe të vetëshprehjes së qytetarëve”, tha Osmani.

Ish kryeministri dhe lider i VMRO-së Partisë Popullore Lubço Georgievski sërish në intervistë për BGNES të cilën e ka dhënë gjatë vizitës së tij në Sofje thotë se “Shteti i thellë” në Maqedoni prish marrëdhëniet normale midis dy vendeve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshin profesorë, gazetarë, punonjës të shërbimeve të sigurisë kombëtare, në fakt, ata nuk janë të gjithë maqedonas .

“Përkundër ‘shtetit të thellë’ në Maqedoni, ne duam afrim me Bullgarinë, Goce Dellçevi na bashkon”, thotë Georgievski. Sipas tij, historiografia jugosllave e njohu kombin maqedonas si më të riun në Ballkan dhe se, siç thotë ai, Nikolla Gruevski i dha një goditje të rëndë antikizimit.

“Ne duhet t’i njohim meritat e Zoran Zaev për shkak të dëshirës së tij për miqësi me Bullgarinë, Zaev dhe Bojko Borisov duhet të gjejnë një zgjidhje që do të shkojë drejt një afrimi historik”, tha Georgievski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski nga protesta e djeshme me automobila prej para Kuvendit porositi se Maqedonia duhet t’i fillojë negociatat sa më parë me BE-në një orë më herët dhe se duhet të ndodh sa më shpejtë ajo konferencë ndërqeveritare.

Nën titullin “Bullgaria-Maqedonia e Veriut: grindje gjuhësore” gazeta parisiene me orientim demokrishter “La Kroa” shkruan se Sofja e konteston ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe kërcënohet ta bllokojë hapjen e negociatave inkuadruese midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Sofja mund të këmbëngulë në bllokimin, por pjesërisht edhe të blofon, konsideron gazeta, sepse, siç citohet, ajo nuk do të fitonte shumë me kundërshtimin e partnerëve të saj evropian për hapje të negociatave inkuadruese.

Kryeministri Zoran Zaev në fillim të muajit të ardhshëm niset për në Sofje në takim me homologun e tij buillgar Bojko Borisov, në korrniza rël bashkëkryesimit maqedono-bullgar me Procesin berlinas 2020. Vendi bën përpjekje diplomatike të gjindet dalje nga situata, pas shpalljes së memorandumit sqarues bullgar deri te vendet-anëtare të BE-së, me të cilin mes tjerash mohoen gjuha dhe kombi maqedonas dhe bën përpjekje në përforcimin e komunikimit bilateral me Sofjen, njëkohësisht duke potencuar se për temat të cilat dalin nga Marrëveshja me Bullgarinë ka vullnet të qartë të zgjidhen përmes punës së Komisionit të përzier maqedono-bullgar. (koha.mk)