Shkup, 25 shtator – Integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është një prej zgjidhjeve për parandalimin e korrupsionit të cilën e theksojnë qytetarët në hulumtimet. Kjo tregon një shkallë besimi të qytetarëve tanë në standardet evropiane dhe institucionet në pjesën e qeverisjes të së drejtës duke e përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit.
Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot në promovimin e hulumtimit shkencor “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë për korrupsionin” prej autorëve Cane Mojanoski, Marjan Nikollovski, Marina Malish Sazdovska dhe Katerina Kërstevska Savovska. “Jam e kënaqur që në Maqedoni u krijuan institucione që qëndrojnë në këtë rrugë, si Prokuroria Publike Speciale e cila me rolin e saj kontribuoi jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe në ngritjen e vetëdijes”, tha Deskoska.
Ajo theksoi se transparenca e gjykatave dhe prokurorive publike për përndjekjen e rasteve me korrupsionin është një prej masave që duhet të ndihmojë. Sipas ministres së Drejtësisë me reformat në Ligjin për parandalimin e korrupsionit gjendja do të përmirësohet. Ministrja Deskoska tha se këto hulumtime për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin tregojnë se në cilin drejtim mund t’i gjejmë zgjidhjet për këto probleme.
Profesori i Fakultetit për Siguri – Shkup, Cane Mojanoski tha se publikimi përmban hulumtime terrenore pesëvjeçare për qëndrimet e qytetarëve për korrupsionin. Qytetarët, siç theksoi ai, korrupsionin e locojnë në ato të cilat për nga Kushtetuta dhe ligji janë më kompetentë të sigurojnë qeverisje të së drejtës, ndërsa një prej tyre është gjykata.