Nga Poznanji, i dërguari ynë special, Destan Jonuzi
Poznanj, 3 korrik – Në Poznanj të Polonisë në kuadër të Samitit të gjashtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, po zhvillohet edhe procesi i Instituteve Think-Tank nga Ballkani Perëndimor, raporton gazetari i gazetës KOHA, nga Samiti i Poznanjit.
Temat kryesore janë se si të gjendet një zgjidhje e përbashkët midis vendeve të rajonit me të cilën do të përmirësohet mirëqenja e shteteve dhw qytetarëve.
“Një shembull i mirë është zvoglimi i çmimit të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, zbatimi i sistemit të përbashkët doganorë në kontrollet e pikave kufitare. Procesi i Berlinit në fakt mbështet Qeveritë në ketë synim”, deklaroi për gazetën KOHA, prof. Zhidas Daskalovski, kryetar i Qendrës për hulumtime dhe krijimin e politikave.
Ai thekspn se analizat akademike në Think Tank, ofrojnë ide konkrete për përmirësimin e politikave në rajon.
“Qeveritë duhet të jenë më të hapura për bashkëpunim dhe sektorin civil duhet ta vlerësojnë si partnerë të rëbdësishëm në Qeverisje”, theksoi Daskalovski.
Nga ana tjetër, Astrit Istrefi nga Forumi Ballkanik, në një prononcim për gazetën KOHA potencojë se Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëbdimor duhet të bëjnë hap konkret që këto konkluza mos mbetën vetëm fjalë.
“Ne presim më shumë nga Qeveritë tona dhe aktorve tjerë të rëndësishëm që të intervenohet e mos ngelim vetëm në fjalë. Pas këtij Samiti kërkohen hap konkretë që proceset të lëvizin mbarë”, deklaroi Istrefi.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Shimon Shinkovski vel Senk, vlerëson se integrimi i plotë evropian është i mundur vetëm nëse qytetarët përshihen në proces.
“Konferenca e organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit paraqet platformë për dialogun evropian dhe bashkëpunim, e cila jep mbështetje për politikën e zgjerimit të KE-së”, deklaroi Shimon Shinkovski vel Senk,
Përndryshe, në këtë proces janë gjashtë partnerë të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian, vende të veçanta të BE-së, institucione ndërkombëtare financiare, organizata ndërkombëtare dhe rajonale.
Polonia u përfshi në këtë proces në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 e kryeson atë proces.
Samitet paraprake u mbajtën në Vjenë (2015), Paris (2016), Tërst (2017) dhe Londër (2018).
Procesi i Berlinit është ngritur nga ana e Qeverisë gjermane në vitin 2014. Në konferencën e sivjetme, siç paraprakisht ishte paralajmëruar, do të marr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Martina Fic ka deklaruar se është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave të Polonisë, Mateush Moravijecki, të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. (koha.mk)