Incidentet midis të rinjve janë rezultat i ndërtimit të atmosferës së padurimit, nacionalizmit dhe urrejtjes ndëretnike, që ishte përditshmëri në të kaluarën dhe e nxitur nga funksionarët më të lartë shtetëror, por Qeveria e tanishme përpiqet ta promovojë dhe ta zgjerojë konceptin jetë për të gjithë, të jetuarit së bashku të të gjithë bashkësive etnike, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska lidhur me rrahjen e djeshme midis dy grupeve të minorenëve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së granteve nga fondi “Ndërtojmë ura”, Deskoska theksoi se mësimi i të rinjve për tolerancë dhe bashkëjetesë midis dallueshmërive është edhe një nga masat në Strategjinë për arsim 2018-2025 e cila është miratuar të martën në seancë të Qeverisë.
“Si Ministri mbështesim projekte që do të thonë afrim ndëretnik i të rinjve nga grupe të ndryshme etnike. Në Strategji janë paraparë masa të cilat do të thonë ndërtim i bashkëjetesës dhe mësim i të rinjve se kjo është ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, theksoi Deskoska.
Shpjegoi se në konceptin e programeve mësimore do të futen elemente për njohje të dallueshmërive, komponenti multietnik do të futet edhe në libra dhe në plan-programet mësimore, ndërsa për ndërtim të bashkëjetesës do të sigurohen edhe kushte hapësinore, gjegjësisht të gjithë nxënësit të mësojnë në ndërtesa të njëjta shkollore.
“Në disa komuna, për shembull në Tetovë dhe Kumanovë, nxënësit në gjuhën maqedonase mësojnë në një ndërtesë, ndërsa nxënësit të cilët mësojnë në gjuhën shqipe mësojnë në ndërtesë tjetër. Ata janë fizikisht të ndarë, që nuk është praktikë e mirë. Bëjmë përpjekje me kryetarët e komunave që të sigurohen të gjithë dokumentacionet projektuese dhe lejet për ndërtim me qëllim që t’i rrënojmë fillimisht këto barriera fizike. Të shihet se kur mësojnë së bashku, në një shkollë, kjo mund të jetë pozitive, e jo burim i tensioneve dhe konflikteve”, tha ministrja e Arsimit.
Krahas integrimit ndëretnik, Strategjia për arsim ka aktivitete të cilët i përfshijnë të gjithë komponentët të procesit arsimor – parashkollor, arsim fillor, mesëm, i lartë dhe mësim i përjetshëm, të cilët janë të strukturuar në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2025. Disa komponentë, tha Deskoska, u dedikohen të gjithë niveleve arsimore, si për shembull sigurimit të qasjes të barabartë deri te arsimi për të gjithë, duke i përfshirë fëmijët me nevoja të posaçme, si dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.
Në arsimin e mesëm vëmendje i kushtohet arsimit profesional i cili, tha ministrja, në periudhën e kaluar ishte margjinalizuar dhe lënë anash. Qëllimi është që arsimi i mesëm profesional të lidhet me biznes-bashkësinë me qëllim që të krijohen plane mësimore të cilët do t’u përshtaten nevojave të tregut të punës.