Kryeministri i Italisë Paolo Gentiloni, tha se integrimi Ballkanit në Bashkimin Europian (BE) është një zgjedhje strategjike, e pakthyeshme.
Në qytetin Trieste të Italisë me një konferencë për media nga kryeministri Gentiloni ka përfunduar Samiti i katërt që ka bashkuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë si dhe ato nga Europa, të Italisë, Gjermanisë, Francës, Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Duke vënë në dukje se mesazhi i Samitit duhet të jetë i fortë dhe i qartë Gentiloni tha se “Integrimi i Ballkanit në BE është një zgjedhje strategjike, e pakthyeshme. Italia ka objektivin që të përshpejtojë këtë qëllim”.
Ndër të tjera duke shprehur se kjo rrugë e nevojshme për qetësinë, sigurinë, të ardhmen dhe stabilitetin e rajonit ka lidhje me reformat në vendet të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së, kryeministri italian ka vënë theksin se “Ky proces filloi 4 vite më parë në Berlin me një vizion ekonomik por gjithashtu nuk duhet harruar edhe pikëpamja politike”.
Gentiloni më tej potencoi rëndësinë për përparimin drejt Ballkanit të zgjerimit të BE-së dhe se nuk mendon që ky proces integrimi është në harresë por se duhet të punohet mbi të.
“Duhet të mbajmë hapur vizionin e BE-së në vendet e Ballkanit. Në të kundërtën ashtu siç do të jetë një humbje nga pikëpamja e përpjekjeve për modernizimin e demokracisë në ato vende ajo do të jetë një humbje edhe për BE-në”, ka vlerësuar Gentiloni.
Kryeministri italian ka njoftuar se në samit janë marrë tre vendime të rëndësishme të cilat janë dakordësimi i arritur mbi projektet strukturore që do të sigurojnë ndërmjetësimet, marrëveshja me autoritetet e interesuara në lidhje me projektet e transportit që do të afrojnë rajonin me BE-në dhe BE-në me vendet e Ballkanit si dhe formimin e një rrjeti të Dhomës tregtare me sekretariat të përhershëm që do të operojë mes rajonit qendror Trieste dhe BE-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kuadër të samitit është zhvilluar edhe një forum biznesi, ku në takim në kuadër të një investimi prej 200 milionë eurosh që BE-ja do të realizojë në Ballkan janë nënshkruar disa marrëveshje financiare për të zhvilluar iniciativat ekonomike.