Shkup 1 nëntor – Maqedonia përparon, integrimet janë të sigurta, ndërsa “Duing Biznes” ka ranguar vendin në renditjen e lartë të 10-të, vend në botë sipas kushteve për të bërë biznes në konkurrencë me 190 vende.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, vlerësoi se përmirësimi i rregullativës është me rëndësi për biznesin, por më me rëndësi janë politikat që i zbaton Qeveria për trajtim fer të firmave.
“Lidhur me raportin ‘Duing biznis’ Maqedonia e ka përmirësuar renditjen për një pozicion. Kjo është në kundërshtim me atë që opozita kohë të gjatë fliste se Maqedonia do të ngec prapa në këtë renditje. Në përmirësim të rregullativës kanë punuar shumë njerëz në Ministrinë e Financave dhe institucione tjera, por më me rëndësi është ajo që e kemi bërë si Qeveri që nuk matet në ‘Duing biznis’, ndërsa kjo është për dalim nga më herët që nuk ekzistojnë ato presione politike ndaj sektorit të biznesit”, deklaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski.
Fokus në ekonomi ka paralajmëruar edhe kryeministri Zoran Zaev.
“Kemi dokumentacion projektues, kemi zbatuar tenderë dhe pikërisht ajo është arsyeja për optimizmin tonë se do të lëvizë gjendja. Jemi miq me fqinjët, integrimet janë të sigurta dhe tërë ajo na lë në pozitë që fokusi të jetë në ekonominë dhe të tregojmë rezultate me përfitim dhe ndjenjë te qytetarët, përmes BPV-së ose realizimit të investimeve të kapitalit. Vazhdojmë në atë drejtim, bazë kritike e opozitës mund të jetë vetëm presioni pozitiv ndaj pushtetit ekzekutiv ta rrisin realizimin e tyre”, ka thënë kryeministri. Vlerësoi se në hekurudha përfundimisht janë zhbllokuar proceset.
“Për ndërtimin e rrugëve, para se gjithash, rrugëve rajonale dhe magjistrale ka rritje për 22 për qind. Ka lëvizje serioze të investimeve të kapitalit”, ka shtuar ai.
“Njëkohësisht në rebalancin e buxhetit e korrigjuam BPV-në nga 3,2 në 2,7 për qind, por kishim 3,1 për qind rritje në tremujorin e dytë dhe presim që statistika ta publikojë edhe tremujorin e tretë dhe të katërt për atë se po dalim përfundimisht nga kriza. Pres se si Maqedonia gjithnjë e më shumë të integrohet në BE dhe NATO, aq të jetë guximi i investitorëve vendor dhe të huaj edhe më i madh për investim”, tha kryetari i Qeverisë së RM-së.
Sipas nënkryetarit të Bankës botërore dhe për Evropë dhe Azi, Siril Muler ajo çka i duhet rajonit është kapitali njerëzor që është më i miri, pasi prosperiteti i ardhshëm do të varet nga aftësia e këtij rajoni të ketë kapital njerëzor në nivel botëror.