Shkup, 24 shkurt – Zhvillimi, mbrojtja, gëzimi i plotë dhe i barabartë i të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të fëmijëve me nevoja të veçanta, qasja deri tek rrethi fizik, social, ekonomik dhe kulturor, deri tek shëndetësia, arsimi dhe informacionet. Këto janë qëllimet e seminarit nacional “Fëmijët me pengesa përmes thjerrës së Konventës së KB-së për të drejtat e personave me pengesa”. Organizator është Këshilli nacional i organizatave invalidore të Maqedonisë (KNOIM), Forumi Evropian për pengesa (EDF) dhe UNICEF. Seminari është në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve prej dhunës dhe zhvillimi i inkluzionit social të fëmijëve me pengesa në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i financuar nga BE-ja dhe i bashkëfinancuar dhe i zbatuar nga UNICEF-i, bashkë me EDF. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi theksoi se Republika e Maqedonisë është e interesuar që këta persona të integrohen dhe jo të diskriminohen. Qëllimi kryesor, siç tha, është këta persona të ndjejnë se shoqëria u kushton rëndësi dhe ata duhet të integrohen kudo, në kopshtet, shkollat në vendet e punës… “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vendosi një sërë masash për t’i ndihmuar këta persona. Në 32 qendra ditore çdo ditë nga 500 fëmijë e kalojnë ditën së bashku. Kompensimin për këta persona e rritëm për 25 për qind në kompensim në të holla për personat me pengesa dhe 180 për fëmijët me autizëm”, tha Ibrahimi. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti potencoi se në këtë kategori të fëmijëve nuk u nevojiten vetëm angazhimet tona por, siç tha, u duhet krijimi i kushteve reale që ata, si edhe të tjerët, të kenë mundësi dhe qasje për realizimin e të drejtave të tyre nga çdo aspekt, arsimi, mbrojtja shëndetësore… “Kemi pasur parashtresa prej qytetarëve, ndërsa i vogël është numri i fëmijëve të cilët kanë pengesa për të kërkuar mbrojtje nga ana jonë. Është i vogël ose është simbolik numri i prindërve të cilët kërkojnë mbrojtje për fëmijët e tyre, ndërsa më i madh është numri i të rriturve. Kërkesat e tyre kryesore janë: qasja deri tek institucionet, arsimi, shërbimet shëndetësore”, tha Memeti. Xhon Patrik Klark i Forumit Evropian për persona me nevoja të veçanta kumtoi se në Maqedoni ekziston një numër i madh i nismave për integrimin e fëmijëve për fëmijë me nevoja të veçanta dhe në përgjithësi për këta persona. Zëvendëspërfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it, Elspet Erikson theksoi se nuk duhet të lejojmë që pengesa e këtyre personave të jetë pengesë për integrimin e plotë në shoqëri. Konstatoi se në Maqedoni po bëhen angazhime të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të të drejtave të fëmijëve me pengesa.