Për gazetën KOHA, drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Sadulla Useini tregon mbi reputacionin e funksionimi të këtij instituti dhe situatën e krijuar që me ardhjen e pandemisë. Ai së bashku me mjekun kryesor Goran Andonov nga afër na ekspozuan punën e deri tanishme në procesin e mbarëvajtjes të dhurimin të gjakut dhe procesin e ruajtjes së saj
Arbër KADRIU
Shkup, 20 shtator – Pas disa dekadash, plotësisht është rinovuar objekti e departamentit specialist-konsulltativ i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, si pjesë e strategjisë afatgjate për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore publike dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësor. Po ashtu, në departamentin e hemostazës, janë rinovuar të gjitha dhomat laboratorike dhe është krijuar një dhomë për kujdestari, me çka plotësohen plotësisht kushtet për mbulimin 24-orësh të nevojave të klinikave për analiza hemostatike. Qendra e Hemofilisë është rinovuar plotësisht dhe janë siguruar kushte të përshtatshme hapësinore për kujdesin e pacientëve me hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit. Pacientët me trombozë të venave të thella dhe tromboflebitit sipërfaqësor trajtohen në departamentin specialist-këshillues të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit. Kjo është një patologji e zakonshme e kryer në Institutin e mjekësisë së transfuzionit. Testet hemostatike kryhen edhe në një numër të madh të pacientëve në indikacion të mjekëve.
Për gazetën KOHA, drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Sadulla Useini tregon mbi reputacionin e funksionimi të këtij instituti dhe situatën e krijuar që me ardhjen e pandemisë. Ai së bashku me mjekun kryesor Goran Andonov nga afër na ekspozuan punën e deri tanishme në procesin e mbarëvajtjes të dhurimin të gjakut dhe procesin e ruajtjes së saj. “Natyrisht që në mjekësi dhurimi i gjakut është tepër i rëndësishëm. Që nga fillimi i pandemisë jemi hasur në një sfidë të re si të gjithë por falë planit strategjik tepër të fortë të organizuar nga stafi i Institutit kemi arritur që edhe gjatë periudhës së pandemisë të vazhdojmë punën duke mos e ndërprerë aspak. Nga plani integral në bashkëpunim edhe me Kryqin e Kuq të ndërmarrin qindra aksione që në bazë të nevojës e kërkesës të jemi të gatshëm për pacientët duke mirë organizuar sesionet e shtesë për dhurim të gjakut”, deklaron Useini. Ai mes tjerash thotë se organizimi funksional i këtij Instituti kategorizohet në disa standardizime sikurse organizimi i hapësirave të punësime standarde përkatëse, personale mjekësor të certifikuar, dhe sigurim i aparaturës adekuate për nevojat shërbyese.
E gjitha kjo punë me shumë entuziazëm për dhurim të gjakut menaxhohet nga mjeku kryesor specialist Goran Andonov, i cili vite me radhë menaxhon të gjithë funksionimin e këtij instituti i cili vazhdon të kontribuojë në motivimin e qytetarëve dhe vullnetmirëve për të dhuruar gjak për qëllime humanitare në ndihmë të të sëmurëve në nevojë. “Këtë punë veçmë e kemi pjesë të jetës pasi që të gjithën e bëjmë me shumë pasion dhe dëshirë. Ardhja e pandemisë na detyroi që të përforcohemi në një strategji të edhe më të fortë, edhe pse të gjithë institucionet u digjitalizuan ne vazhdonim që në konsultim me Institutit Publik të Shëndetit të respektojmë masat anti-kovid dhe të ndërmarrim aktivitete në dhurimin e gjakut përshirë punën në terren dhe bashkëpunim me institutet e tjera si ato publike dhe private po ashtu edhe ato fetare. Vitin që kaloi patëm rreth 45 mijë klientë të cilët dhuruan gjak dhe kjo shifër tregon qartë motivimin dhe afirmimin që e kemi kryer ndaj vullnetmirëve që duan të bëjnë një vepër siç është të dhurosh gjak”, deklaron për KOHA, Goran Andonov, mjek në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit. Andonov theksoi se në vazhdimësi janë në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet e larta duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisionin Evropian për Siguri të Gjakut si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Klientët tanë çdoherë ndihen të qetë, sigurt dhe shumë motivues, kështu thotë motra kryesore në departamentin e dhurimit të gjakut Lumnije Dardhishta. Ajo thekson se çdo ditë së bashku me stafin mundohen që qytetarëve të cilët shprehin dëshirë që të dhurojnë gjak të ju qëndrojnë afër duke ju shprehur sigurinë dhe shërbimin maksimal. “Në përditshmëri kemi konsultime dhe mbledhje, klientëve tanë mundohemi që vazhdimisht të ju japim shërbimet e duhura, sikurse në higjienë, motivacion dhe mbështetje morale. Deri më tani vazhdojmë të qëndrojmë të gatshëm për gjithçka e sidomos kur bëhet fjalë për dhurimin e gjakut si nj5 akt shumë i lartë human”, shprehet Lumnije Dardhishta.
Instituti i Transfuziologjisë deri më tani përbëhet gjithsej nga një staf prej 414 anëtarë profesionistësh mjekë dhe laborantë e motra medicinave. Ndërkaq ky institut përfshinë edhe katër reparte regjionale pra në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Shtip, prej ku përpunohet dhe ruhet gjaku që mandej të distribuohet në të gjitha spitalet ku ndihet mungesa dhe nevoja për pacientët e vendit. (koha.mk)