Shkup, 19 tetor – Qeveria në seancën e sotme e miratoi informatën për veprim sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të dërguara deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Qeveria, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, i ka obliguar institucionet dikasteriale që t’i zbatojnë dhe të veprojnë sipas kërkesave, vërejtjeve dhe rekomandimeve të dërguara deri te ata nga Avokati i Popullit.