Shkup, 15 shkurt – Transparenca, llogaridhënia dhe integriteti në procesin e furnizimeve publike tek ministritë, sekretariatet qeveritare dhe Kuvendi në vitin 2017 është përmirësuar pak, tregon analiza e bërë nga Qendra për komunikime civile, njofton Koha.
Në analizë theksohet se asnjë institucion nuk i plotëson të gjitha ose të paktën pjesën dominuese, llogaridhënien dhe integritetin në të gjitha fazat e procesit të furnizimeve publike. Asnjë institucion nuk është renditur në nivelin e lartë të transparencës, në nivelin më të dobët. Pjesa më e madhe e institucioneve janë renditur në nivelin “e kufizuar”, me plotësimin e kritereve mes 40 dhe 60 përqindëve.
Më dobët të renditura janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me plotësimin e vetëm 37 për qind të kritereve të vërtetuara, ndërsa më mirë të renditura janë Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, të cilët plotësojnë 71 për qind të kritereve.
Interesant është fakti se institucionet më lartë të renditura shpenzojnë pjesë më të vogël të parave për furnizime publike, ndërsa institucionet me plotësim më të ulët në përqindje të kritereve, shpenzojnë madje 39 për qind nga mjetet e përgjithshme për furnizimet publike. Kështu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucioni më lart i renditur ka vëllim më të madh të furnizimeve.
Të dhënat tregojnë se rrite numri i tenderëve me afate më të përshtatshme për grumbullim të ofertave nga ligjërisht minimalet, por ende vazhdon problemi me pjesën e lartë të tenderëve, në të cilat ka vetëm një ofertë që i sjellë në pikëpyetje konkurrencën, trajtimin e barabartë dhe jodiskriminimin e firmave. Sipas analizës, tek një e treta e furnizimeve ka pasur vetëm një ofertë.
Më shumë se gjysma e institucioneve e kanë shfrytëzuar procedurën me negociata pa publikuar shpallje dhe marrëveshjet e këtilla marrin pjesë me shtatë për qind në vlerën e përgjithshme të marrëveshjeve të institucioneve.
Gjithashtu, çdo i treti tender është shfuqizuar, ndërsa përqindja e shfuqizimeve të tenderëve plotësisht apo pjesërisht tek disa institucione të caktuara lëviz nga 0 deri 77 për qind. Sekretariati për legjislativë nuk ka shfuqizuar tenderë, ndërsa më shumë, madje 77 për qind, janë shfuqizuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Madje 19 për qind e tenderëve të shfuqizuar janë për shkak se institucionet kanë vlerësuar se asnjë nga ofertat e arritura nuk është e pranueshme, që, siç theksohet në analizë, konsiderohet si një nga shkaqet më subjektive për shfuqizim të tenderëve.
Lidhur me ankesat ka përmirësim, gjegjësisht është ulur pjesëmarrja në krahasim me vitin paraprak.
Analiza tregon se vetëm dy institucione i publikojnë në ueb-faqet e tyre shpalljet për furnizime publike, njoftimet për marrëveshjet e lidhura, si dhe vetë marrëveshjet dhe anekset e tyre, ndërsa asnjë asnjëra nuk ka publikuar njoftim për marrëveshje të realizuar për furnizime publike.
Për herë të parë hulumtimi është zbatuar vitin e kaluar për furnizimet e institucioneve në vitin 2016. Kjo është renditja e dytë dhe është bërë për mënyrën e zbatimit të furnizimeve publike në institucionet në vitin 2017, si viti i fundit tërësisht i përfunduar. Hulumtim i njëjtë do të bëhet edhe deri vitin e ardhshëm në vitin 2918. (koha.mk)