Shkup, 5 korrik – Në Maqedoni korrupsioni nuk është problem kyç i qytetarëve dhe ata kanë rezistencë të vogël ndaj tij. Kur u kërkohet rryshfet, ata shpesh japin. Tridhejtë e gjashtë për qind të qytetarëve u nevojitet ngritje e vetëdijes publike për luftë kundër korrupsionit, por edhe përforcim i të gjitha mekanizmave, edhe qytetar edhe institucional për përballje me këtë problem.
Këto janë disa nga qëndrimet dhe të dhënat e paraqitura në konferencën e sotme me temë “Konventa e OKB-së kundër korrupsionit dhe integriteti, transparenca dhe politikat preventive antikoruptuese”, me të cilën fillon projekt për ndjekje të luftës kundër korrupsionit, diçka që e kërkoi nga vendi edhe Bashkimi Evropian, si pjesë e obligimeve për fillim të negociatave parainkuadruese.
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Nikolla Bertolini theksoi se nevojitet të forcohet roli i sektorit qytetar, të zbatohet mbrojtja e “informatorëve” të cilët do të paraqitnin korrupsion, të vendoset model i ri efikas i Komisionit antikorruptues me autorizime të fuqishme, por edhe me resurse financiare dhe njerëzore për përballje me problemin.
“Korrupsioni i dobëson institucionet shtetërore dhe e shkatërron demokracinë dhe sundimin e së drejtës, ndikon negativisht ndaj zhvillimit shoqëror dhe ekonomik dhe në të ardhurat e shtetit”, tha Bertolini.
Lufta kundër korrupsionit tha, është prioritet i kësaj qeverie, por potencoi, vitin e fundit nuk është vërejtur ndonjë progres. Sipas tij, anketat e QMBN-së tregojnë perceptim të presionit të korrupsionit dhe mosbesim të qytetarëve se ai mund të çrrënjoset.
“BE pret që shteti do të japë dëshmi për represion dhe parandalim të korrupsionit, që do të tregojë se politikat po zbatohen në mënyrë proaktive dhe pa diskriminim dhe se do të japin rezultate të prekshme si përfitim për të gjithë qytetarët”, tha Bertolini.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në parandalimin e korrupsionit dhe se për atë qëllim bëhen edhe ndryshime ligjore, përgatitet edhe strategji, ndërsa, siç tha, kërkohet edhe model më adekuat i komisionit antikorruptues i cili do të jetë efikas në uljen apo zgjidhjen e këtij problemi shoqëror.
“Në rrjedhë është edhe revizioni i Kodit penal dhe shpresojmë se edhe më tepër do ta rrisim shtrirjen ndaj veprave penale lidhur me korrupsionin dhe do të ripërpunohen tashmë veprat ekzistuese penale në kët[ë drejtim”, tha ai.
Aleksandar Kërzhallovski nga QMBN, organizues i konferencës, theksoi se hulumtimin që e bënë në mars të këtij viti, tregon se në Maqedoni është e vogël rezistenca ndaj korrupsionit.
“Tridhjetë e gjashtë për qind të qytetarëve u është kërkuar ndonjë formë e rryshfetit apo korrupsionit, ndërsa 31 për qind kanë dhënë. Tek ne është e vogël rezistenca dhe kur kërkohet zakonisht jepet rryshfet në mënyrë që të përfundohet puna”, tha Kërzhallovski. Shtoi se vendit i paraprin punë voluminoze në mëynrë që të ndërrohen gjendjet dhe vetëdija.