Instagrami, aplikacion toksik për adoleshentët

14

Nga një kërkim i brendshëm i kryer nga Facebook, që zotëron platformën, i paraqitur në Wall Street Journal, ka dalë në përfundimin se instagrami nuk është i mirë për adoleshentët. Në veçanti, sipas hulumtimeve të brendshme, një në tre përdorues të rinj zhvillojnë çrregullime të perceptimit të trupit të tyre, ndërsa të tjerët besojnë se platforma u shkakton shqetësime dhe rritje të tendencave depresive.

Wall Street Journal ka grupuar rezultatet e hulumtimit të kryer nga Facebook nga viti 2019 e deri më sot. “32% e adoleshenteve thanë se kur ishin ndjerë keq në lidhje me trupin e tyre, Instagram i kishte bërë të ndiheshin edhe më keq”, raportuan studiuesit. Sidoqoftë, Facebook thuhet se ka luftuar për ta trajtuar problemin.

Gjithashtu, kanë rrjedhur informacione në muajt e fundit, se kompania dëshiron të krijojë një version të Instagramit për “nën 13 vjeç”. Në një postim zyrtar, shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, shpjegoi se kompania po kërkon mënyra për të larguar përdoruesit nga lloje të caktuara të postimeve dhe përmbajtjes.