Instagram u shpall luftë lajmeve të rreme

Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të përdorur së fundmi dhe duket se i ka shpallur luftë lajmeve të rreme.

Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false, funksioni, për momentin është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.Sipas raportimeve bëhet me dije se risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvisë algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si për shembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht, përcjell Vizion Plus.

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në Facebook.

Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni “eksploro”