Shkup, 19 janar – Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor kumtoi sot se mbrëmë ishin cak i një sulmi të hakerëve.
“Rreth mesnatës, të hënën drejt të martës, një numër i madh i mediumeve kanë marrë kumtesa të vjetra të dërguara nga posta elektronike e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor”, qëndron në kumtesën e ISHMJ.
Sipas informacioneve të para, siç theksojnë prej atje, në konsultime me personat profesionistë, është konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm të hakerëve në e-mejl platformën e Inspektoratit.
“Këtë ngjarje e konsiderojmë si presion ndaj punës dhe duam ta njoftojmë tërë opinionin se do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, në mënyrë të vazhdueshme dhe jo selektive”, thuhet në deklaratën e Inspektoratit.