Shkup, 17 gusht Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë (ISHB) ka marrë 73 rrjete të peshqve dhe 370 copë belushka me peshë të përgjithshme prej 33 kilogramëve nga 13 vjedhës të peshqve të cilët ishin kapur në Liqenin e Ohrit. Është shkelur Ligji për Inspektoratin Shtetëror dhe Ligji për peshkim dhe akuakulturë dhe secilit person do t’i jepet urdhërpagesë për shkelje në vlerë prej 500 eurove.
Persona të autorizuar nga ISHB të martën (14 gusht) kishin kryer kontroll të jashtëzakonshëm në rrethin mbi fshatrat e Strugës Kalishtë dhe Radozhdë, me çka në ujërat e Liqenit të Ohrit në Kalishtë në drejtimet e ndryshme të ujit për peshkim ishin kapur 13 persona fizikë të shpërndarë në shtatë anije, të cilët udhëtonin dhe posedonin mjete të palejueshme për peshkim – rrjeta që varen, fluturuese – lundruese.
Është bërë procesverbal për aksionin dhe së bashku me mjetet e peshkimit i janë dorëzuar ISHB-së. Pas kompletimit të Lëndës nga ana e ISHB-së do të përgatiten 13 procesverbale me shkelje të konstatuara dhe secilit person do t’i jepet nga një urdhërpagesë për shkelje në vlerë prej 500 eurove.
Inspektorati tregon se lëvizja dhe qëndrim në ujin për peshkim me bartjen/posedimin e pajisjeve të palejuara për peshkim është vepër në kundërshtim me nenin 93, paragrafi 1, vepër e dënuar sipas nenit 112, paragrafi 1, pika 17 nga Ligji për peshkim dhe akukulturë.
ISHB për rastin në mënyrë shtesë do ta informojë Prokurorinë në Strugë sepse personat para se të kapeshin se si lëvizin dhe posedojnë mjete të palejuara për peshkim kanë kryer dhe peshkim të palejuar që është në kundërshtim me nenin 229 nga Kodi Penal.