Inspektorati komunal i Lipjanit ka nisur një aksion për parandalimin e përdorimit të duhanit brenda institucioneve publike.
Kjo dukuri e kundërligjshme gjatë periudhës së fundit kohore është përhapur shumë në Administratën Komunale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën e Punës Sociale, në Zyrën e Punësimit dhe në disa institucione të tjera publike.
Për personat juridikë në bazë të nenit 11, paragrafi 4.1 të Ligjit antiduhan, gjoba mund të shqiptohet deri në 3 mijë euro, ndaj gjobat mund të shqiptohen edhe nëse zyrtarët e institucioneve të ndryshme i sjellin Inspektoratit ndonjë fotografi apo ndonjë dëshmi të ngjashme lidhur me përdorimin e duhanit brenda institucioneve publike.
Imer Rrustemi, drejtor i Inspektoratit të Lipjanit, ka thënë se tashmë të gjithë drejtorët komunalë janë të njoftuar zyrtarisht rreth kësaj çështjeje derisa kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, në mbledhjen e drejtorëve të martën ka bërë kritika lidhur me këtë çështje…(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).