Shkup, 14 shkurt – Në autostradën Shkup – Tetovë nga mëngjesi i sotëm po kryhet inspektim në vendin e aksidentit të mbrëmshëm në të cilin jetën e humbën 14 persona. Për shkak të inspektimit, në ndërprerje është edhe komunikacioni në këtë aks rrugor, nga ora 10:30 minuta.
Aksidenti ka ndodhur mes Karpallakut dhe fshatit Laskarcë rreth orës 17:00. E kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 37 persona mbetën të lënduar. Autobusi i “Durmo turs” ka qarkulluar në relacionin Shkup-Gostivar. (koha.mk)