Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Sadik Beqiri dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore Zoran Kitanov sot do të kryejnë inspektim në rikonstruktimin e rrugës Saraj-Grupçin. Rruga është e gjatë 16 kilometra, ndërsa për rikonstruktim janë siguruar 1,1 milion euro nga Buxheti i NP për rrugë shtetërore. Aktivitetet filluan në nëntor të vitit 2017 dhe duhet të përfundojnë këtë muaj ose muajin e ardhshëm.